Mirë se vini
Xhamia e fshatit Bibaj përfaqëson një nga veprat më të rëndësishme fetare të këtij vendbanimi, e ndërtuar me vullnet, përkushtim dhe kontribut nga banorët e fshatit gjatë periudhës pasluftës. Përpjekjet e para për ndërtimin e një xhamie në fshatin Bibaj ishin para luftës së Kosovës, nismëtarë ishin: haxhi Osman Hyseni dhe haxhi Islam Aliu Ata kishin paraqitur kërkesën për caktimin e lokacionit të xhamisë, mirëpo në atë kohë nuk u arrit të merrej leja për ndërtimin e xhamisë, ngase vendi ishte i okupuar dhe nuk lejohej leje ndertimi për xhaminë në f.sh Bibaj. Pas çlirimit të vendit dhe krijimit të kushteve të reja, ideja e ndërtimit të xhamisë u ringjall nga banorët e fshatit. Nisma për ndërtimin e xhamisë filloij në korrik të vitit 2004 nga një grup i banorve të fshatit:
Këta vullnetarë formësuan bazën e projektit dhe i hapën rrugën nisjes së punimeve. Për realizimin me sukses të projektit u krijua një grup i veçantë përgjegjës për mbledhjen e mjeteve financiare dhe mbikëqyrjen e punimeve. Në këtë ekip u caktuan:
Xhamia jonë synon të ndërtojë një komunitet të bashkuar, të mbështetur në vlera islame, ku çdo besimtar gjen mirëpritje, paqe dhe mbështetje shpirtërore.
Ofron mësime fetare, kurse për fëmijë dhe të rritur, ligjërata dhe aktivitete edukative për forcimin e dijes islame.
Kontributet tuaja ndihmojnë në mirëmbajtjen e xhamisë, programet edukative dhe aktivitetet komunitare.
Fehmi Liman Haxhiu u lind më 13 shtator 1985, në fshatin Rashincë. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, ndërsa vazhdoi ciklin e lartë të arsimit fillor në Muzeqinë. Studimet e mesme i përfundoi në Prishtinë, në Medresenë e Mesme “Alaud-din”. Që gjatë shkollimit të mesëm shfaqi përkushtim të hershëm në shërbimin fetar, duke shërbyer si imam gjatë muajit të Ramazanit në fshatrat Surqinë dhe Rashincë. Pas përfundimit të medresesë, u emërua imam në fshatin Bibaj, ku vazhdon të shërbejë me përkushtim e devotshmëri. Gjatë veprimtarisë së tij fetare ka zhvilluar një rol të rëndësishëm në jetën shpirtërore të komunitetit. Ndër arritjet e tij më të veçanta është suksesi në garat e mësim-besimit në vitin 2015, ku u rendit i pari në nivel lokal dhe qendror, duke u nderuar me titullin “Haxhi Nderi”. Fehmi Haxhiu ka përfunduar Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë me temën: “Roli dhe kontributi i Medresesë ‘Alaud-din’ gjatë viteve 1951–2000”. Studimet master i ka përfunduar në Kolegjin “Fama”, në drejtimin Administratë Publike, ku u diplomua në vitin 2017 me temën: “Zhvillimi i institucioneve publike të sigurisë në Kosovë 2000–2015”. Në vitin 2015 ka punuar si profesor në Gjimnazin “Naim Frashëri” në Shtime, ku ka ligjëruar lëndën e Administratës Publike. Po ashtu, në vitin 2016 nga kuvendi komunal në Shtime u zgjodh aksionar i Ndërmarrjes Publike “Pastrtia”, me mandat trevjeçar. Në nëntor të vitit 2025 ka mbrojtur temën e studimeve master pranë Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë, me titullin: “Jeta Fetare Islame në Botën Perëndimore në Fillim të Shekullit XXI”. Fehmi Haxhiu është i martuar dhe ka tre fëmijë.
Për të lexuar materialin e plotë rreth jetës dhe veprës së Mulla Ramë Bibajt, ju lutemi vizitoni linkun më poshtë:
Kliko për të hapur monografinë
Kurse dhe Klasa Islame
Ajete Kur'anore me përkthim
Artikuj & Përditësime
Dëgjo Kuranin e Shenjtë
Ne besojmë se roli ynë kryesor është të shërbejmë nevojave të komunitetit lokal
Bashkohu me Komunitetin Tonë